/2L ONLINE/ – Anëtari i Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e PDK-së, Bujar Nevzati, në seancën e sotme ka ngritur shqetësimin e tij, tani më të njohur, për mospraninë e kryetarit të komunës Lutfi Haziri edhe në seancën e sotme.
“Komuna Gjilanit nuk ka kryetar. Jemi pa kryetar dhe për këtë arsye kemi edhe këtë gjendje në Komunën e Gjilanit, qysh po e themi ne vazhdimisht. Në emër të grupit parlamentar kërkojmë të futet si pikë e rendit të ditës, rrënimi i Fabrikës së Bukës për arsye se këtë fabrikë e kemi pas të vetme në regjionin e Anamoravës, e ky kryetar komune gjatë fushatës, iu ka premtuar bujqve zhvillim të bujqësisë, dhe iu ka thënë se do të ketë prodhim sa më të madh dhe fabrika ka me qenë qendër e grumbullimit për Anamorava, Rrënim i kësaj fabrike është vepër skandaloze”, ka thënë Nevzati.
Sipas tij, për dy vite e gjysmë të mandatit të kësaj qeverisje kryetari i komunës në vend se ta përkrahë dhe ta ndihmojë bujqësinë, po e ndihmon shkatërrimin e saj dhe tërë ekonominë gjilanase me vetëdije të plotë dhe për interesa të ngushta personale të tija. /2L ONLINE/