Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Bujar Nevzati I Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kërkuar që kjo seancë të mos mbahet fare.
“Sot zyrtarisht fillon fushata zgjedhor dhe Kuvendi ka gjetur sot të ftojë seancë. Do të kishte kuptim po të mbahej seanca ku do të trajtohet çështja e COVID-it. Qytetarët po na vdesin për çdo ditë. Seanca do të duhej të ishte, për t’u ndihmuar të prekurit nga COVID-i, e jo të jenë në rend ditës çështje që janë në interes të vet pozitës. “, ka thënë Nevzati, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Megjithatë ai tha se nëse shumica vendos të mbahet kjo seancë atëherë ai pati disa pyetja për drejtorë komunal e të tjerë nga pozita, për çështje konkrete, të cilat i parashtroi. /2LONLINE.com/