Nevzad Isufi, do të jetë shef i Grupit të Anëtarëve të Kuvendit Komunal të Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje. Këtë e ka bërë të ditur vet Isufi duke thënë për 2LONLINE,se nga diskutimet e mbledhjes së fundit të Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ndër të tjera u vendos që anëtarët e Kuvendit, nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, do të udhëhiqen nga ai, si shef i grupit
Përndryshe, Isufi edhe në mandatin e kaluar kishte kryesuar Grupin e Këshilltarëve të Lëvzijes Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Nga vlerësimet e Kryesisë dhe anëtarëve të saj u tha se Isufi së bashku me anëtarët e tjerë të Kuvendit, kishin arritur që denjësisht dhe në mënyrë të drejtë ta përfaqësojnë Lëvizjen dhe qëndrimet që ajo ka pasur për të gjitha çështjet.
Ky qëndrim, i cili pranua pa kundërshtim, por me aprovim u shoqërua edhe me besimin se edhe në këtë mandat, përfaqësuesit e Lëvizjes, do të jenë edhe më të zëshëm në përfaqësimin e qytetarëve dhe interesave të tyre në Kuvend, duke adresuar çështje të ndryshme, por edhe duke u përpjekur që të njëjtat të gjejnë zgjidhje të shpejta, të drejta e me korrektësi, duke pasur parasysh faktin që janë grupi i dytë më i madh në Kuvendim komunal të Gjilanit.
Përndryshe, anëtarë të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje janë: Nehat Osmani, Xhelal Hajrullahu, Nevzad Isufi, Arianit Sadiku, Festa Shabani, Arbëresha Kryeziu –Hyseni dhe Arjeta Rexhepi.