/2L ONLINE/ – Fillimi i ndërtimit përkatësisht asfaltimit, të rrugës Zarbicë-Muhoc, sikur ka lëvizur interesimet e banorëve të fshatrave të Malësisë së Buanocit të mendojnë që të fillojnë të investojnë në vendlindjet e tyre. Dhe jo vetëm që të mendojnë të kthehen, por edhe humaniteti të ngrihet edhe më shumë.
Për kthimin e Nevzad Abdullahut kemi shkruar më herët, por këto ditë në Priboc është kthyer edhe Rexhep Hajdini. Pasi jetën në këto fshatra duhet filluar nga fillimi, ndihma e bashkatdhetarëve për Nevzad Abdullahun nuk ka munguar dhe po vazhdon edhe me tutje, këtë herë edhe nga komuna e Bujanocit.
Ditë më parë Nevzadit me kontributin e disa bashkëvendëseve i është blerë një lopë, ndërsa tani, pë rkaëtsisht, më 17. 09. 2016, atij i është dhuruar një motokultivator falë donatorëve, përkatësisht falë angazhimit të madh të deputetit shqiptarë në Republikën e Serbisë, Fatmir Hasani dhe kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.
Këta përveç që janë interesuar që t’ia sigurojnë motokultivatorin, së bashku me disa bashkatdhetarë tjerë kanë dhënë edhe shuma të caktuara me mjete financiare: Fatmir Hasani -500 euro, Shaip Kamberi-500 euro, Gafur Fazliu-200 euro, Hajrush Maksuti-100 euro, Enver Ramadani-100 euro dhe Ilir Leska -100 euro.
Nevzad Abdullahu, falënderon të gjitha ata që kontribuuan dhe që po e ndihmojnë në vazhdimësi.
/Ismet TAFILI/