Takimi i liderëve të LDK-së, AAK-së, NISMA-së dhe atij të Vetëvendosjes mbahet nesër në orën 10:00. Kështu arritja e marrëveshjes ose jo, është shtyrë për të hënën (nesër) gjatë takimit të paralajmëruar, bëri të ditur Erzen Vraniqi nga Vetëvendosje.
Sipas tij, takimi i sotëm është shtyrë me kërkesë të grupit LDK-AAK-Nisma, për arsye private, familjare të tyre.
Kur flet për draft-marrëveshje, Vraniqi thotë se janë dy të tilla që po qarkullojnë në media.
“Drafti i parë është propozimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndërkaq drafti i dytë është njëri nga disa draftet e Grupit të Punës. Në këto dokumente ka pika për të cilat është arritur pajtim, sikurse që ka pika për të cilat nuk pajtohemi”, theksoi Vraniqi.