23 mijë qytetarë me të drejtë vote pritet të dalin nesër në rivotim në tri qendra votimi në veri të Mitrovicës.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka deklaruar se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë dhe se kësaj radhe nuk do të tolerohet dhuna.
Për zgjedhjet e nesërme në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës EULEX-i dhe KFOR-i do të miratojnë masa të forta sigurie në mënyrë që anëtarët e komiteteve në vendvotime të mund të kryejnë punën e tyre dhe procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe të sigurtë.