Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, permes një postimi në profilin e tij, e ka konfirmuar vendimin e marrë nga Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë se nesër, (e mërkurë), 28 shkurt 2018, nuk do të mbahet mësim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë, për shkak të motit të lig.
Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër,
Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sapo ka marrë vendim që nesër, (e mërkurë), 28 shkurt 2018 të mos mbahet mësim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.
Ky vendim është marrë për shkak të motit të lig që po mbretëron këto ditë në Kosovë dhe paralajmërimit për temperatura të ulëta gjatë ditës së nesërme.
Kjo ditë e humbur e mësimit do të zëvendësohet në një ditë tjetër gjatë këtij semestri, për të cilën do të merret vendim në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit.