Presidentët e shteteve të Evropës Juglindore do të takohen nesër në Dubrovnik në takimin vjetore ku do të merr pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Bëhet fjalë për dialogun e liderëve të rajonit, në kuadër të Procesit të njohur si “Bërdo-Brione”, i cili në këtë format ka filluar më 1 korrik të vitit 2013, ditën e parë të anëtarësimit të Kroacisë në BE, kurse ka vazhduar me procesin e Bërdos.
Ky takim është mbajtur më 25 korrik të vitit të kaluar në Bërdo afër Kranjës, në Slloveni, me presidentin e Francës si mysafir.
Temat e takimit të sivjetmë janë situata politike dhe marrëdhëniet në rajon, vazhdimin i politikës së zgjerimit të BE-së, projektet infrastrukturore, si dhe politikat energjetike.
Përveç presidentëve të Kroacisë dhe Sllovenisë, Ivo Josipoviq dhe Barut Pahor, në këtë takim do të merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Po ashtu pjesëmarrës janë edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ai i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, Filip Vujanoviq i Malit të Zi, Gjorgje Ivanov i Maqedonisë, si dhe kryesuesit e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, Zheljko Komshiq dhe Nebojsha Radmanoviq.