Nesër zhvillohen edhe dy ndeshje të javës së tetë të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.
Drita e pret KF Vushtrrinë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, ndërsa klubi tjetër nga Gjilani, SC Gjilani udhëton në Prishtinë për t’u përballur me Flamurtarin.
Të dyja klubet kanë përfunduar fazën përgatitore dje dhe sot, ku edhe zhvilluan stërvitjet rutinore.
Ndeshjet zhvillohen nesër nga ora 14:30.
Kujtojmë se klubet vijnë nga përballja e fundit në vikend në kuadër të derbit lokal, të cilin e fitoi Drita 0:1.