Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, në të cilën ishin prezentë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, ndërsa munguan ata të grupeve opozitare, vendosi që nesër, më 29 tetor, në orën 9:30, Kuvendi të mbajë mbledhje të veçantë, për nder të presidentit të Austrisë, Heinz Fischer, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Në këtë mbledhje, presidenti austriak, Fischer, do t’u adresohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit.