DYLON

Genc Nuza do ta referojë derbin Gjilani–Drita

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Këtë të diele Gjilani do të jetë në festë. Do të kemi derbin e shumëpritur në mes të KF Gjilani–KF Drita, dy skuadra gjilanase këto që po bëjnë gara në Raiffeisen Superligë.

Të shtunën, në kuadër të javës 12-të, do të zhvillohen pesë ndeshje në elitën e futbollit kosovarë, por ajo që zgjon kërshërinë e futbolldashësve anekëndë Kosovës e me gjërë, padyshim se është takimi i së dielës KF Gjilani- KF Drita, që do zhvillohet në orën 13:00 në stadiumin e qyteti në Gjilan. Gjyqtar kryesor i kësaj sfide do të jetë Genc Nucza.

EkoHigjiena

Stinorin e kaluar KF Gjilani e kishte mundur KF Dritën me rezultat 3 me 0.

Përndryshe, nga njëmbëdhjetë xhirot e deritanishme KF Gjilani mban pozitën e dytë me 21 pikë të grumbulluara nga 6 fitore e tri barazime, derisa KF Drita është e teta me 13 pikë, prej 3 fitoreve dhe 4 barazimeve.

Pra, e diel, 01.11.2015

Gjilani – Drita – Ora 13.00

Referë: G.Nuza, F.Berisha, B.Selimaj, I.Kelmendi

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.