Zakonisht, në shtatzëni femrat hanë çdo lloj ushqimi, këshilluar edhe nga mjeku. Pasi bien shtatzënë, të gjitha gratë duken të fitojnë një liri të tejskajshme, e cila i bën të hanë çdo gjë që gjejnë përpara.
Shëndeti i bebes kalon nëpërmjet shëndetit të nënës, ndaj janë disa ushqime që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e fetusit, ashtu siç ka të tjera që ndikojnë negativisht te fëmija.
Rregulli bazë për një ushqim të shëndetshëm në shtatzëni është ndjekja e një diete të ekuilibruar, duke shmangur disa ushqime që cilësohen të dëmshme.
Ushqimet e gjalla dhe të papjekura (përmbajnë baktere të rrezikshme për shëndetin e fetusit).
Mishi i papjekur mirë,
Peshku i tymosur,
Disa lloje djathërash,
Veza e gjallë,
Majoneza,
Alkooli
Kafja,
Sheqeri industrial
Ushqimet me ngjyrues.