Ne e dimë që ndjenjat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në mirëqenien tonë fizike dhe mendore.
Por, a mund ta masim këtë peshë, dhe të bëjmë krahasime mes gjendjeve të ndryshme shpirtërore, dhe efekteve të tyre në shëndetin tonë? Për shembull, a është më keq të ndjesh zemërim apo trishtim ?
Përgjigjja nuk është e prerë: në fakt me kalimin e moshës, këto dy ndjenja mund të kenë një ndikim shumë të ndryshëm tek shëndeti jonë.
Kjo sugjerohet nga një studim i studiuesve të Shoqatës së Psikologëve Amerikane, sipas të cilit, zemërimi mund të jetë më i dëmshëm për shëndetin fizik të të moshuarve se sa trishtimi.
Është konstatuar se ndjenja e inatit, mund të rimodulojë reagimin e sistemit imunitar, duke rritur inflamacionin, që lidhet me zhvillimin e sëmundjeve kronike, siç janë sëmundjet e zemrës, artritet dhe tumoret.