Në Ditën Botërore të Dhurimit vullnetar të Gjakut, vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), nëpunës dhe drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) i janë përgjigjur thirrjes për dhurim gjaku.
“Kjo fushatë e cila u përshëndet edhe nga Ministri Arben Vitia, është bërë tradicionale për shkak të punës dhe bashkëpunimit të madh që kemi pasur ndër vite. Kjo iniciativë po gjen mbështetje të gjerë si nga ana e administratës publike, ashtu edhe në radhët e qytetarëve, që duan t’i bashkohen nismës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Dhurimi i gjakut në Kosovë realizohet mbi baza vullnetare, ndërsa nevojat e spitaleve janë të vazhdueshme. Gjatë viteve të fundit, stafi i Ministrisë së Shëndetësisë i janë përgjigjur në vazhdimësi thirrjeve për dhurimin e gjakut e që është përkitazi me objektivat tona për integritet dhe përgjegjësi sociale, thuhet në fund të njoftimit të MSH-së. /2LONLINE.com/
Në Ditën Botërore të Dhurimit vullnetar të Gjakut, vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), nënpunës dhe drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) i janë përgjigjur thirrjes për dhurim gjaku.