“Në nder të festës së Flamurit Kombëtar, ditëlindjes së Komandatit Adem Jashari, daljes në skenë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderuam përmes homazheve të rënët për lirinë e Shqiptarëve e pavarësinë e vendit tonë”, ka shkruar në profilin e tij, Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan.
Postimi i plotë:
Në nder të festës së Flamurit Kombëtar, ditëlindjes së Komandatit Adem Jashari, daljes në skenë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderuam përmes homazheve të rënët për lirinë e Shqiptarëve e pavarësinë e vendit tonë.
Festat e nëntorit përherë na kujtojnë që historia jonë e përvuajtshme e me shumë sakrifica për të mbijetuar si popull, përpos krenarisë e dhembjes që njëkohësisht na ofron, na shtyen përherë e gjithnjë të punojmë shumë e çdo ditë, që vendin tonë ta ngrisim në piedestalet meritore. Aty ku përherë do të nderohen, lartësohen e kujtohen përmes të arriturave e sukseseve të shqiptarëve të gjithë kontributdhënësit e lirisë.
Gëzuar