Nëntoger Gentrit Mehmeti përfundoi me sukses Kursin e Komandantëve për Rikonicion dhe modulin e ISTAR (intelligence, surveillance, target acquisition, and reconnaissance- inteligjencë, mbikëqyrje, përvetësimi i objektivave dhe zbulim), njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Kursi 8 javor sfidon kursantet në seri të shumta të testimeve, duke siguruar që janë të gatshëm dhe përgatitur për të udhëhequr si komandant të njësive të rikonicionit. /2LONLINE/