Mesatarisht, ne e kalojmë 1/3 e jetës duke fjetur. Ja dhjetë fakte rreth gjumit, të cilat nuk i dinit.
1. Rekordin “Guinness” për kohën më të gjatë të kaluar në gjumë e mban Randy Gardner, i cili në vitin 1965 fjeti për 11 ditë pa u zgjuar.
2. Para se të shpikej televizori me ngjyra, 75 % e njerëzve i shihnin ëndrrat bardhezi.
3. Në ëndërr ne shohim vetëm fytyra që i kemi parë zgjuar.
4. Mungesa e gjumit mund të na vrasë më shpejt se mungesa e ushqimit. Nëse një njeri mund të jetojë rreth 2 javë pa ushqim, 10 ditë pa gjumë mund ta çojnë drejt vdekjes.
5. Të fjeturit keq mund të na bëjë të shtojmë peshë, pasi ndikon në rënien e një hormoni që quhet lehtin. Pagjumësia e rrit ndjesinë e urisë me 25 për qind.
6. Në pesë minutat e para pasi zgjohemi, ne harrojmë rreth 50 për qind të ëndrrave që kemi parë gjatë natës. 10 minuta më vonë, 90 për qind e ëndrrave janë fshirë nga kujtesa.
7. Në vitin e parë të jetës, fëmijët bëjnë që prindërit të humbasin 400-750 orë gjumë.
8. Mungesa e gjumit ul libidon, duke shkaktuar uljen e interesit për seks.
9. Ata që flenë 6-7 orë në natë mund të jetojnë më gjatë se ata që flenë 8 orë në natë.