DYLON

Media zvicerane: Gashi duhet të largohet urgjentisht nga Bazeli

Avatar photo Redaksia

Duket se mos aktivizimi i futbollistit shqiptar Shkëlzen Gashi në ekipin e Bazelit, ka bërë bujë mes mediave të shumta zvicerane e shqiptare. Tani së fundi ka shkruar një artikull edhe kolumnisti i njohur i tabloidit zviceran Blick.ch, që këshillon Gashin të largohet menjëherë nga trajneri Urs Fischer, gjegjësisht nga Bazeli.

“Konstelacioni është i qartë: Shkelzën Gashi duhet të largohet nga FCB, në të kundërt, ai rrezikon dy gjëra, e para të shkatërojë karrierën e tij si golashënues dhe e dyta, të humb vendin e tij në kombëtaren e Shqipërisë,” shkruan kolumnisti Kubilay Turkzilmaz, që mbështetet nga 57% e lexuesve zviceran, njofton Bota sot.

EkoHigjiena

Kolumnisti Kubi ka shprehur gjithashtu respekt për trajnerin Urs Fischer për rezultatet e mira, por sa i takon Gashit kjo ka pak rëndësi: ai duhet të largohet sa më shpejtë, pse jo në Budesliga, ku si golashënues mund të gjente veten.
Shkrimi i Kubit ishte në faqen e parë në Blick.ch./Bota sot/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.