/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga zv. Ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, Bajram Gecaj. Gjatë këtij takim, ata kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me të cilën parashihet rregullimi i infrastrukturës rrugore në rrugën “ Dëshmorët e Kombit” në Viti.
Me këtë projekt parashihet rregullimi i komplet infrastrukturës rrugore për gjatë kësaj rruge si: asfaltimi, ndërtimi i trotuarit, mbjellja e drunjtëve dekorativ, trajtimi i ujërave atmosferik dhe vendosja e shportave për mbeturinat.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pas nënshkrimit të këtij memorandumi tha se komuna e Vitisë edhe sot ka nënshkruar një dokument i cili është në interes të qytetarëve të kësaj komune duke ju krijuar atyre standarde më të mira. Ai ndër tjerash falënderoj MAPL-në për gatishmërinë që të vazhdoj bashkëpunimin e mirë ndër institucional mes komunës dhe ministrisë përkatëse. Përndryshe ky projekt do të realizohet me participim të dyja palëve kurse vlera e projekti do jetë 123.151.95€. /2L ONLINE/