Komuna e Gjilanit dhe ajo e Ranillugut, kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit ndër-komunal për ofrimin e shërbimit për ndriçimin e “Lagjes Kodra e Ropotovës së Madhe”.
Në emër të kryetarit Alban Hyseni, nënshkruese e kësaj marrëveshje ishte nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leoonora Morina Bunjaku
dhe nënkryetari i Komunës së Ranillugut Arton Dubova.
Qëllimi kryesor i memorandumit të bashkëpunimit, është ofrimi i shërbimeve për qytetarët- ndriçimin e lagjes së njohur si “Lagjja e Kodrës së Ropotovës së Madhe”. /2LONLINE/