Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me nënkryetarin për komunitete Bojan Stamenkoviç sot kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e 9 shtëpive për komunitete pakicë në Kamenicë.
Kryetari Kastrati tha se është i lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje dhe poashtu i uroi këto familje.
“Falënderoj BE-në dhe ministrinë për këtë projekt, i cili do të ndihmojë komunitetet në komunën tonë”, tha ai.
Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim, ndërkaq është implementuar nga organizata IOM.