Nënshkruhet marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Institucionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Andrea Durrsaku” dhe Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Kamenicës.
Sot, Komuna e Kamenicës e përfaqësuar nga drejtoresha e DZHED znj.Burbuqe Leka ka nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesin e IAAP ‘’Andrea Durrsaku”, z.Adhurim Maka.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është krijimi i mundësive për nxënësit e shkollave të mesme profesionale, për të aplikuar njohuritë tyre teorike në një mjedis pune dhe në të njejten kohë për të siguruar përfitime për punëdhënësit nga sektorët përkatës duke rekrutuar punëtorë të mundshëm me kosto të arsyeshme. /2LONLINE/