Komuna e Vitisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, kanë nënshkruar sot një marrëveshje, përmes së cilës, do të fillohet me inicimin e projektit që ka të bëjë me masat e energjisë efiçiente për pesë objekte shkollore në komunën e Vitisë.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti, dhe drejtorin menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë Admir Shala.
Shkollat përfituese të këtij projekti do të jenë Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në Viti, shkolla fillore “Bafti Haxhiu” në Viti, shkolla fillore “Mirali Sejdiu” në Gërmovë, shkolla “Hysen Tërpeza” në Tërpezë dhe shkolla “Ndre Mjedja” në Kabash.
Kryetari i komunës Sokol Haliti ka theksuar se realizimi I këtioj projekti, do të ndikoj dukshëm në mbarëvjatjen e procesit arsimor në këto shkolla, ndërkohë që së bashku me drejtorin e FKEE u dakorduan që të vazhdohet më pas edhe me pesë objekte tjera shkollore të komunës së Vitisë, ky projekt.
Përndryshe, këto projekte janë financim i përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE-së dhe Bankës Botërore përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.