Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për bashkëfinancimin e projektit “Asfaltimi i rrugëve lokale në Koretin, rruga skaj lumit dhe shkolla”.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga kryetari Kastrati dhe përfaqësuesi i shoqatës humanitare “Koetini’, ndërkaq që ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Këshillit Lokal në Koretin, Rexhep Klaiqi.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është realizimi i projektit në fjalë dhe përcaktimi i obligimeve prej të dyja palëve.
Projekti “Asfaltimi i rrugëve lokale në Koretin, rruga skaj lumit dhe shkolla”, kapë vlerën totale prej 14,207,00 euro, prej të cilave 12 mijë e 207 euro e financon Komuna e Kamenicës dhe dy mijë (2,000 euro) shoqata humanitare “Koretini”.