DYLON

Në dy raste të ndara, dy persona arrestohen për posedim të marihuanës

Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se, në Gjilan, në dy raste të ndara, policia ka gjetur në posedim te dy personave, marihuanë, të cilën e ka konfiskuar, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt.

Në rasti ne parë, sipas policisë, në rrugën “Beqir Musliu”, në Gjilan, është arrestuar një i dyshuar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe është konfiskuar 1.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

EkoHigjiena

Ndërsa, në rastin tjetër, po në Gjilan, është arrestuar një i dyshuar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 3.1 gramë e substancave të dyshuara narkotike e llojit marihuanë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.