Nënkryetari i Komunës së Kamenics, Faton Jakupi së bashku me përfaqësuesit e kompanisë regjionale të ujësjellësit “Hidromorava” kanë nënshkruar marrëveshjen për menaxhimin e ujësjellësit edhe në fshatin Koretin.
Nënkryetari Jakupi tha se është i gëzuar që tani më edhe Koretini do të bëhet me ujësjellës.
“Jemi të gatshëm aq sa kemi kompetenca të i’u mbështesim në këtë sistem”, tha ai.
Ndër të tjera kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Hidromorava” Muhamed Suliqi falënderoi nënkryetarin e komunës për bashkëpunimin e mëtutjeshëm.