Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me ish ministrin e Ministrisë së Zhvilimit Rajonal Ivan Millojeviq, për ndërtimin e kolektorit në fshatin Koretin.
Kryetari Kastrati duke falenderuar ish ministrin, ka thënë se kjo marrëveshje është tejet e rëndësishme për trajtimin e ujërave të zeza për banorët e Koretinit.
“Para dy ditësh, me ish ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal kam nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për ndërtimin e kolektorit në fshatin Koretin.
Kjo marrëveshje e cila ka shumën 127, 690.75 euro, është tejet e rëndësishëme për trajtimin e ujërave të zeza për banorët e Koretinit, sidomos pjesa që nuk ka qenë e përfshirë nga projekti paraprak. Angazhimi ynë është maksimal për krijimin e infrastrukturës bazike për qytetarët tanë”, ka thënë ai duke falënderuar nënkryetarin Faton Jakupi për angazhimin e vazhdueshëm në këtë projekt.
Edhe nënkryetari Faton Jakupi i cili ishte angazhuar për këtë projekt ka thënë se punët në Kamenicë po vazhdojnë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.
“Ky projekt ka rëndësi pasi që tani do të trajtohen ujërat e zeza në Koretin dhe banorët më nuk do ta kenë si problem. Po vazhdojmë punët e mira për qytetarët e Kamenicës”, tha ai.