Kryetari Haliti dhe Ministri Demiri nënshkruan një marrëveshje të mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit “Riparimi i rrugës Sadovinë e Jerlive-Vërban”.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal (MZHR), Rasim Demiri kanë nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “ Riparimi i rrugës Sadovinë e Jerlive- Vërban”.
Sipas kësaj marrëveshje projekti në fjalë do të realizohet me bashkëfinancim të Komunës së Vitisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, ndërkaq vlera e realizimit të këtij projekti infrastrukturor sipas para llogaritjeve do të shkoj në mbi 96 mijë euro.
Duke u bazuar në këtë marrëveshje MZHR nga buxheti i saj vjetor të këtij viti do të financon këtë projekti në shumën prej 80 mijë euro kurse pjesa tjetër prej 16.128.00 euro do të mbulohen nga buxheti i komunës së Vitisë.
Me këtë rast Kryetari Haliti ka falënderuar MZHR-në për gatishmërinë e financimit të këtij projekti.
“ Dua të falënderoj Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, z. Rasim Demiri për gatishmërinë që ka ministria që ai drejton që të financoi këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor për banorët e komunës së Vitisë, në veçanti të fshatrave Sadovinë e Jerlive dhe Vërban”, u shpreh Haliti pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje.