Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me U.d. Drejtoreshen Ekzekutive të Telekomit, Znj. Burbuqe Hana nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Telekomit të Kosovës.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është me interes kombëtar dhe ka në fokus bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve me qëllim të optimizmit dhe funksionalizimit të infrastrukturës së përbashkët të Telekomit dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjithashtu, me këtë marrëveshje përcaktohen edhe format e përkrahjes reciproke ndërmjet dy institucioneve, për aktivitetet që kanë të bëjnë me infrastrukturën kritike të informacionit, si dhe përkrahje reciproke për trajnim dhe zhvillim të stafeve respektive./2LONLINE/