/2L ONLINE/ – Është nënshkruar sot kontrata për projekte në mes të komunës së Kamenicës dhe “Helvetas Swiss Intercooperation “ në vlerë prej 57.000€ me bashkëfinancim në mes komunës dhe Helvetas 44.000€ Helvetasi dhe 13.000€ komuna e Kamenicës.
Me ketë rast kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin që komuna e Kamenicës po vazhdon me “Helvetas Swiss Intercooperation “ ku ky bashkëpunim do të jetë edhe mundësi e mirë në realizimin e projekteve që përmirësojnë jetën e qytetarëve .
“Kjo është një marrëveshje bashkëfinancuese, ku një përqindje do ta ketë komuna nga buxheti i vet dhe një pjesë Helvetas, dhe vlerësoj se kjo është mjaft e rëndësishme që ky bashkëpunim po vazhdon çdo vit në projekte të reja për qytetarët në komunën e Kamenicës duke ju krijuar kushte sa më të mira ” u shpreh kryetari Sinani.
Fatime Rrahmani nga Helvetas tha se këto mjete nga Helvetas janë për të stimuluar përformacën e mirë të komunavë duke përmirësuar shërbimet ju mund të keni pikë më të larta në ndarjen e mjeteve nga Helvetas.
Fillimi dhe përfundimi i këtyre projekteve do të bëhet në vitin 2017. /2L ONLINE/