Nënshkruhet kontrata e bashkëpunimit për trajnimin e 150 punëtorëve të ardhshëm në fabrikën e tekstilit “Vitex”
Me qëllim të trajnimit të 150 punëtorëve të ardhshëm të Fabrikës së Tekstilit “ Vitex” që do të hapët së shpejti në territorin e Komunës së Vitisë, është nënshkruar kontrata për bashkëpunim ndërmjet Komunës së Vitisë, e përfaqësuar nga kreu i kësaj komune, Sokol Haliti,
Projekti për Aftësitë për Punësim Rural (APR) –Helvetas të përfaqësuar nga Luan Hoti si dhe Haqif Ibrahimi nga fabrika e tekstilit “Vitex”.
Përndryshe hapja e kësaj fabrike po mirëpritet nga qytetarët e kësaj komune. pasi që me të do të ulët numri i të papunëve në këtë komunë.
Haliti ndër tjerash potencoi se ai ndihet i lumtur që në këtë komunë po hapët një fabrikë që do të punëson qindra qytetarë të kësaj komune e cila përmes shitjes së produkteve të saj do të ndikoj në rritjen e numrit të punësuarave në këtë komunë por edhe në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve të saj.
Kurse Haqif Ibrahimi nga fabrika e tekstilit “Vitex” shtoij se numri i punësuarave në këtë fabrikë ndër vite do të rritet në mënyrë të konsiderueshme.