Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se janë nënshkruar marrëveshjet për shërbime të energjisë, mes Komunës së Kamenicës dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencën e Energjisë.
Sipas tij, këto marrëveshje janë për:
Zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në Gjimnazin “Ismail Qemali”, në vlerë prej 183,026.98€,
Zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në Qendrën për Punë Sociale, në vlerë prej 117,083.42€. /2LONLINE/