Drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës në Komunën e Kamenicës, Majlinda Krasniqi, dhe ekipi i Socio-Projekt 2, janë takuar me përfituesit e skemës së granteve “Gratë në Biznes dhe Ndërmarrësit e Rinj”, që do të shpërndahen nën Komponentin e tretë të Projektit “Mbështetja e Themelimit të Bizneseve Fillestare”.
Në këtë takim janë nënshkruar marrëveshjet me përfitueset e kësaj skeme, ku më pas pritet shpërndarja e pajisjeve të kërkuara nga secili projekt përfitues.
Drejtoresha Majlinda Krasniqi ka thënë se është e lumtur për këtë bashkëpunim.
“Ndërmarrësia e të rinjëve dhe grave është esenciale për zhvillim të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Andaj ne jemi të lumtur për bashkëpunimin me “Socio Projekt 2”, ka thënë ajo. /2LONLINE.com/