Në kuadër të projektit “Your Job” nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi mes të rinjve vitias dhe bizneseve lokale.
Janë nënshkruar sot katër kontrata mes komunës së Vitisë, Caritas Kosova dhe bizneseve lokale që veprojnë në Viti që kanë të bëjnë me të rinjtë e komunës së Vitisë.
Kontratat e nënshkruara me të rinjtë vitias, janë bërë në kuadër të Projektit “Your Job”, ndërkaq janë të përfshirë në marrëveshje kompanitë VINEX dhe Mediteran.
Në takim me kryetarin e komunës Sokol Haliti, ishin Luz Balaj, koordinator nacional i projektit dhe Doruntina Ismaili, koordinatore e projektit për Viti.