Qyteti i Bujanocit, Tërnoci, Konçuli, Lluçani dhe Dobrosini së shpejti do të kenë rrugë të reja të asfaltuara, ngase sot komuna e Bujanocit ka nënshkruar kontratën prej 29,280,608.24 dinarëve me TVSh.
Asfaltimin e tyre do ta kryejë kompania “Saba Bellça”, derisa ekzekutimi i punëve është i bazuar në vendimin e buxhetit komunal për vitin 2021, njofton faqja zyrtare e Komunës së Bujanocit. /2LONLINE.com/