Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan bashkë më Dekanët e njësive akademike, kanë nënshkruar diplomat e para për studentët të cilët kanë përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridk, Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.
Me këtë rast Rektori Bajram Kosumi e ka vlerësuar ditë historike për Universitetin “Kadri Zeka” nënshkrimin e diplomave të para. Ai ka thënë se, shpreson që këto kuadro të reja të studentëve të UKZ-së që janë nga Anamorava e deri tek Lugina e Preshevës, Medvexhës e Bujanocit, kanë me pas ndikim në jetën akademike, ekonomike e shoqërore të kësaj ane, sepse sipas tij, ata tashmë janë të përgatitur profesionalisht për tregun e punës.
Rektori Kosumi ka thënë se Universiteti “Kadri Zeka” do të vazhdojë të punojë e të përgatisë kuadro që në të ardhmen të nxjerrim të diplomuar edhe në studimet Master.
Në këtë organizim, përpos Rektorit, Prorektorëve dhe Dekanëve, ka marrë pjesë edhe Kryetari i Këshillit Drejtues të UKZ-së, Akademik Fejzullah Krasniqi.
Ndryshe, që nga themelimi në vitin 2013, e deri më tani, ne Universitetin Publik “Kadri Zeka” ne Gjilan, kanë diplomuar rreth 300 studentë të studimeve baçelor.