Komuna e Vitisë ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi për grantin e performancës me GIZ-in dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Komuna e Vitisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Programi për Shërbime të Qëndrueshme komunale GIZ, kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi për grantin e performancës për mjedis të pastër.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministri Fatmir Matoshi, kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe Alexandra Linden nga GIZ-i gjerman.