Komuna e Vitisë dhe Organizata “COOPERATIVE HOUSING FOUNDATION”, si partner kryesor i zbatimit të projektit “Up To Youth”, kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi, me që rast palët pajtohen që të bashkëpunojnë në mobilizimin dhe përfshirjen e rinisë në komunën e Vitisë, në mënyrë domethënëse do të ndikojn në ndryshime pozitive.
Projekti “Up To Youth”, është aktivitet pesëvjeqar i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe ka për qëllim mobilizimin e rinisë për të qenë forcë e ndryshimeve pozitive, zhvillimin dhe demonstrimin e shkathtrësive të buta/jetësore për rininë, si dhe zhvillimin e ndërtimit dhe mbështetjen e partnerëvce të qëndrueshëm për kultivimin e një mjedisi, ku rinia mund të përfshihen në mënyrë pozitive të dobishme.
Nga përfaqësuesit e kësaj organizate, u tha se përgjatë kësaj periudhe pesvjeqare, “Up to Youth” do të punojë me komunat partnere për të përmbushur qëllimet që parasheh ky memorandum.
Kryetari i komunës, Sokol Haliti theksoi se me këtë marrëveshje bashkëpunimi, synohet që të fuqizohet pozita e të rinjëve që përmes aktiviteteve të ndryshme të ndikojn në zhvillim sa më të mirë të kësaj kategorie.