Në kuadër të trajnimeve dhe shkollimeve që Forca e Sigurisë së Kosovës ofron, sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë ka filluar realizimi i Kursit Bazik të Oficerit në kuadër të Shkollës së Oficerëve të Akademisë së Mbrojtjes.
Pjesëmarrës të këtij kursi janë nënoficerë të FSK-së, të cilët pas përfundimit me sukses do të kalojnë në pozita komanduese në gradën e nëntogerit.
Kursi Bazik i Oficerit trajnon kandidatët e përzgjedhur në aftësitë e udhëheqjes ushtarake, vlerëson potencialin e lidershipit dhe kualifikon kandidatët me gradën Nëntoger në FSK.
Kjo është hera e parë që Forca e Sigurisë së Kosovës organizon Kursin Bazik të Oficerit me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit ( PGJT). /2LONLINE/