Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH),në Qendrën e Arsimit Profesional të Nënoficerëve(QAPN) pranë Akademisë së Nënoficerëve në Republikën e Shqipërisë në Zall herr, ka përfunduar me sukses Kursi i 56 i Avancuar i Nënoficerit, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ky kurse përgatitë nënoficerë të aftë për të vepruar dhe për të qenë të gatshëm të përballen me sfidat në situata të ndryshme krize.
Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë Komandanti i Akademisë gjeneral brigade, Bardhyl Nuredini, Atasheu i Republikës së Kosovës, Kolonel Enver Hoti, Kom QAPN Kolonel Besim Bala, oficer e nënoficerë të stafit. /2LONLINE/