Nënkryetari i Komunës së Kamenicës për komunitete, Bojan Stamenkoviç, sot ka pritur në takim Koordinatorin Regjional për Refugjatë nga Ambasada e Amerikës Timothy Swett, Drejtoreshën e Këshillit Danez për Refugjatë në Kosovë, Kristen Stec dhe përfaqësuesit e tjerë.
Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth zhvillimit rural dhe për përkrahjen e të rinjëve në agrobiznes.
Nënkryetari Stamenkoviç tha se është knaqësi e madhe të shqyrtojmë mundësitë për bashkëpunim.
“Jam shumë falënderues për bashkëpunimin e ndërsjellt, veçanërisht për projektin e BPRM-së i cili është realizuar vitin e kaluar në Komunën e Kamenicës”, deklaroi ai.
Ndërkaq, Koordinatori Regjional për Refugjatë nga Ambasada e Amerikës Timothy Swett tha se është i gatshëm për përkrahje të projekteve të tjera përmes USAID-it dhe DRC-së, të cilat do t’i financoj Ambasada e Amerikës.