Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Bojan Stamenkovic ka mbajtur një takim me një grup të rinjësh nga Kamenica, anëtarë të iniciativës për diskurs ndëretnik dhe bashkëpunim rinor, të implementuar nga Instituti Kombëtar Demokratik i mbështetur nga organizata “National Endowment for Democracy” (NED).
Në këtë takim është diskutuar për iniciativën për të rritur bashkëpunimin e organizatave joqeveritare në Komunën e Kamenicës.
Stamenkovic duke iu uruar sukses në punën e tyre të ardhshme këtyre të rinjëve, tha se Iniciativa e pjesëmarrësve të Akademisë rinore do të vazhdojë punën e saj me mbështetjen e plotë të pushtetit vendor dhe zyrës së tij.