/2L ONLINE/ – Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Fatmir Matoshi, ka bërë të ditur se pas bisedave me përfaqësues të Austrian Development Agency – ADA, është njoftuar se zbatimi i projektit që mbështet bujqësinë do të filloj nga 1 shtatori 2016. Komuna e Kamenicës është përzgjedhur partnere e këtij projekti, përmes të cilit pritet të fuqizohet sektori i bujqësisë me anë të mbështetjes së drejtpërdrejt për bujqit përmes trajnimeve dhe granteve.
“ Informata është se projekti që kemi pritur të filloj në qershor, do të filloj së implementuari nga data 1 shtator 2016, dhe kjo ka ndodhur për shkak të disa procedurave të ADA. Komuna e Kamenicës i është shumë mirënjohëse Qeverisë Austriake dhe Agjensionit Austriak për Zhvillim për mbështetjen që i jep Kamenicës dhe në këtë rast bujqëve tanë. Kjo do të jetë një mundësi e mirë e fuqizimit të këtij sektori të rëndësishëm. “ ka thënë nënkryetari Matoshi. /2L ONLINE/