(2L ONLINE) – Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, me autorizim të kryetarit Begzad Sinani mori pjesë në takimin e e Këshillit të Kryetarëve ku u debatua për format dhe mënyrën e implementimit të Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës dhe Ligjit për Partneritetin Publiko – Privat, si dhe për gjetjen e zgjedhjeve të përbashkët mes komunave lidhur me qentë endacak.
Takimin e hapi dhe e kryesoi Naim Ismajli – Kryetar i AKK-së i cili paraqitit sfidat dhe pengesat me të cilat po ballafaqohen komunat e Republikës së Kosovës lidhur me zbatimin në praktikë të Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës dhe Ligjit për Partneritetin Publiko – Privat.
Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së Besnik Osmani dhe Agron Maxhuni – Drejtor i Departamentit Ligjor të MAPL-së pasqyruan detajisht aspektet dhe format e përgjithshme të Ligjit dhe mënyrat për zbatimin e tyre nga ana e komunave.
Udhëheqësi i Departamentit Qendror i Patneritetit Publiko Privat në Ministrinë e Financave Lorik Fezjullahu parqiti në anën tjetër Ligjin për Partneritetin Publiko – Privat, në kontekst të së drejtës së komunës, detyrimeve dhe përfitimeve për interes publik komunal në rradhë të parë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili edhe propozoi në rend të ditës çështjen për gjetjen e zgjedhjeve të përbashkët mes komunave lidhur me qentë endacak, elaboroi problemin dhe kërkoi një zgjidhje të përbashkët mes komunave, ku ofroi edhe një Rregullore model nga komuna e Prishtinës.
Gjatë debatit lidhur me këto dy ligje, Kryetarët e komunave paraqiten në këtë rast vërejtjet e tyre duke elaboruar sfidat dhe pengesat praktike në zbatimin e tyre.
Përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe kryetarët e komunave në pjesën e rekomandimeve dhe konkluzioneve të takimit u zotuan në angazhimin të përbashkët në zbatim sa më efikase e praktik të akteve ligjore në çështjet e debatuara.
Duke i dhënë vlerësimet për këtë takim nënkryetari Fatmir Matoshi tha ”Kamenica ka të njëjtat probleme me komunat tjera të Kosovës porsa i përket këtyre çështjeve, dhe në Asociacionin e Komunave të Kosovës do të jemi mbështetës dhe përkrahës të ideve që u ofrojnë komunave më shumë hapësirë ligjore porsa i përket të drejtës për dhënien dhe këmbimin e pronave, por në radhë të parë për kthimin nën autoritetin e komunës të shumë pronave që aktualisht janë nën mbikëqyrjen e AKP-së. Problemi i qenve endacak do të ishte mirë të trajtohej edhe në nivele më të larta sepse përfundimisht po paraqitet rrezik për qytetarët dhe do të duhej të gjendet një zgjidhje universale për të gjitha komunat e Kosovës” tha nënkryetari Matoshi./2LONLINE/