(2L ONLINE) – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu ka pritur sot në takimin lamtumirës kolonel Zorlu Topaloglu, nga Komanda e Kontigjentit Turk, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e madhe të tyre për Komunën e Gjilanit si dhe për bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur në mënyrë permanente.
“Komuna e Gjilanit ka bashkëpunim të mirë me përfaqësuesit tuaj në Gjilan. Jemi shumë të kënaqur sepse ata janë shumë aktiv dhe të hapur për konsultime duke i dalë në ndihmë qytetarëve të Gjilanit. Është kënaqësi të punosh me KFOR-in turk. Kryetari Haziri dhe të gjitha instancat komunale do të vazhdojmë të kemi bashkëpunimin e mirë edhe në të ardhmen me përfaqësuesit tuaj, në të mirë të sigurisë në Gjilan. E mira e kësaj pune është që gjendja e sigurisë në Gjilan dhe Anamoravë është e qetë dhe stabile”, ka thënë Kadriu.
Nga ana e tij, kolonel Zorlu Topaloglu, nga Komanda e Kontigjentit Turk, pasi e falënderoi nënkryetarin Kadriu për pritjen dhe bashkëpunimin e mirë e Komuna e ka pasur me KFOR-in turk, e njoftoi atë me aktivitetet e tyre në Gjilan, në të mirë të qytetarëve.
“E mbështes qëndrimin tuaj se situata e sigurisë në Komunën e Gjilanit përgjithësisht është e qetë dhe stabile. Të gjitha minoritetet jetojnë mirë në Gjilan. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme që në të ardhmen të shtohen investimet në mënyrë që të ngritet ekonomia dhe të zvogëlohet papunësia. Ne gjithmonë e këmi përkrahur Komunën e Gjilanit dhe do të vazhdojmë ta përkrahim edhe në të ardhmen’, tha kolonel Topaloglu.
Kolonel Topaloglu e njoftoi nënkryetarin Kadriu se në muajin shtator do ta bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it, ndërsa ai do ta përfundoj misionin e tij në Kosovë me kujtimet më të mira për kosovarët./2L ONLINE/