“Kënaqësi dhe nder i veçantë ta takojë Nysret Hazirin, kampionin e Kosovës në Bowling, dhe të bijën e tij, znj. Kaula Haziri, të cilët me Klubin e Bowlingut A.R. KATANA nga Gjilani, po arrijnë të korrin suksese të njëpasnjëshme”, ka thënë Arbër Ismajli nënkryetar i komunës së Gjilanit.
Në sezonin e vitit 2020, Liga e Bowlingut A.R. KATANA, ka arritur të fitojë 90% të titujve të këtij sporti, Kaula Haziri, kampione në kategorinë Junior dhe fituese e Kupës së Kosovës, Blerta Susuri Kampione e Kosovës. Ndërsa, Nysret Haziri, kampion për senior në kategorinë e meshkujve, fitues i kupës së Kosovës dhe fitues i superkupës së Kosovës.
“Poashtu, Nysret Haziri, është trajner i licencuar nga Federata Europiane e Bowlingut. Do ta shqyrtojmë mundësinë e funksionalizmit të bashkëpunimit në fillimin e punës së Akademisë së Bowlingut në Gjilan, në mënyrë që gjeneratat e ndryshme të cilët e duan Bowlingun, të kenë mundësi të ushtrimit të këtij sporti dhe ngritjen e këtyre sukseseve edhe në arenën ndërkombëtare”, ka thënë nënkryetari Ismajli.
Sipas tij, Kaula dhe fëmijët tanë, me sukseset e tyre, duhet të kenë më shumë hapësirë të shfaqjes së talentit të tyre, duke kulmuar dhe jashtë Republikës sonë. /2LONLINE.com/