Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit, ka pritur në një takim lamtumirës, Komandantin e KFOR-it për regjionin e Gjilanit, Kapiten Halil Arda Balik.
“Kapitenin Halil Arda Balik, e falënderova jashtëzakonisht shumë për kontributin e tij të madh dhënë fushës së sigurisë në Komunën e Gjilanit dhe për bashkëpunimet e vazhdueshme në kuadër të ushtrimit të detyrës si komandant i LMT-së”, ka thënë Ismajli, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ai tha se në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë që e komuna ka pasur me KFOR-in, ai mori një dhuratë simbolike, në shenjë vlerësimi dhe konsiderate, për organizimin e mirëfilltë të punëve dhe konsolidimin e përbashkët.
“Njëkohësisht, e sigurova komandantin e deritashëm të LMT-së, se do të vazhdojnë punët bashkëpunuese në mes të KFOR-it dhe Komunës së Gjilanit, nën frymën e miqësisë së përhershme me këtë aleancë”, ka thënë nënkryetari Ismajli. /2LONLINE.com/