“Për mua ishte nder dhe kënaqësi e veçantë, ta takojë Tefik Ibrahimin, njeriun e vlerave dhe të sukseseve. Tefik Ibrahimi, rrjedh prej një familje të nderuar qytetare, e cila në vete posedon aftësi intelektuale dhe prosperuese, duke e krijuar vetëmirëqenien për familje, por edhe përtej. Ai është një biznesmen i suksesshëm, i cili njohuritë e tij intelektuale, dhe, aftësitë menaxheriale i vë në dispozicion për të qenë në tregun e punës, si njeri i vlerave dhe si biznes i cili ka treguar përparim e vëmendje nga qytetarët”, ka thënë nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.
Sipas tij, Tefik Ibrahimi, ka një afarizëm të suksesshëm që nga koha e para luftës, e njohur si “Dita GSH” e cila ekskluzivisht është marrë me prodhimin e artizanateve shqiptare. Tefik Ibrahimi, ka shërbyer edhe si aktivist e donator, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në përfaqësimin e denjë të interesave qytetare, humanizmin e madh për ta, si dhe, kulturën e mbështetjes morale e intelektuale.
Para se gjithash, ai është njohës shumë i mirë i fushës së biznesit, duke i ditur edhe brengat dhe mundësitë me të cilat mund të operojë suksesshëm një biznes.
“Tefik Ibrahimi, është emër i guximshëm, i cili e thotë mendimin e drejtpërdrejtë, dhe, i cili nuk i nënshtrohet asnjë lloj ndikimi apo presioni. Mendimi i tij, me mesazhe pozitive, artikulimi i fjalorit pozitiv si dhe, vlerat e pastërta humane qe i posedon, bëjnë që Tefik Ibrahimi, të jetë vlerë e shtuar në pjesën tonë të shoqërisë”, ka thënë nënkryetari Ismajli. /2LONLINE.com/