Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, njëherësh, i deleguari i kryetarit Haziri për menaxhim të situatës me koronavirus, paralajmron masa të ashpra ndëshkuese për të gjithë qytetarët që nuk po i respektojnë urdhëresat e institucioneve për vetë-izolim dhe menjanim të kontakteve me njerëz.
“Nga njoftimi i fundit i Policisë së Kosovës, kemi informacione se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë mbledhur për shëtitje dhe rekreacion në fshatin Stanishor, Përlepnicë e te Penda e Livoqit. Kjo formë e lëvizshmërisë është rreptësisht e ndaluar, për shkaqe të rrezikshmërisë së përhapjes së koronavirusit. Me këtë ju bëjë thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim maksimal të vetë-izolimit, përndryshe, do të detyrohemi të ndërmarrim edhe masa ndëshkuese”, thotë Ismajli.
Sipas tij, kjo situatë nuk është në favorin tonë, ta kuptoni që po përballemi me një pandemi e cila po merrë kahje të shpërndarjes. “Këtë luftë do ta dërgojmë deri në fund, me çdo çmim, e çdo mjet, si një familje e tërë, pa asnjë tolerancë për ndëshkuesit, për ata të cilat nuk i respektojnë masat e ndërmarra nga institucionet”.deklaroi Ismajli.