Edhe një e dhënë shpresëdhënëse për Gjilanin. Nga testimi i mostrave të fundit të marra për testim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), nuk kemi raste të reja me virusin COVID-19, ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ai tha se situata është nën kontroll, por ka apeluar që gjilanasit të vazhdojnë të tregohen të disiplinuar në ndjekjen strikt, të udhëzimeve të institucioneve përkatëse, për ta luftuar këtë epidemi deri në fund.
Nënkryetari Ismajli shpreson shumë se numri rasteve me shërim të plotë do të rritet akoma, pasi vazhdimisht janë nën mbikëqyrjen e plotë të mantelbardhëve të angazhuar maksimalisht për tejkalim të kësaj gjendje.
Ai porosit gjilanasit që të vazhdojnë ta ruajnë vetën dhe me këtë edhe të tjerët, të respektohen rregullat në maksimum, të mos dilet pa nevojë, të shtohet higjiena familjare dhe të ruhet shëndeti i gjithsecilit. Kjo është mënyra më e sigurt për ta parandaluar dhe mundur këtë virus”, ka thënë nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, transmeton 2LONLINE.com.